GRANDEMALL

Haradinaj: Do të vazhdojmë kundërshtimin e pushtetit të kapur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si rezultat i kundërshtimit qytetarë u ndaluan Asociacioni dhe Demarkacioni.Ai nëpërmes një postimi në Facebook ka thënë se do të vazhjdojnë ta kundërshtojnë, sic e ka quajtur ai, këtë puishtet të kapur. Haradinaj sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, me arsyen se kjo ia kthen mandatin qytetarëve.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
U vërtetua se kundërshtimi opozitar është më se i domosdoshëm dhe unë jam i lumtur që ai po i mbërrinë efektet e veta për mbrojtjen e shtetit.

Si rezultat i këtij kundërshtimi, është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.

Ky kundërshtim u dëshmua i domosdoshëm edhe në ditën e votimit të Presidentit, ku Kuvendi i Kosovës, arriti ta kontrabandojë për President, arkitektin e kapjes së shtetit!

Fundamenti

Janë të mjerë ata të cilëve krenaria e vetme u ka mbetur nënshtrimi, shitja dhe kontrabandimi i vullnetit qytetarë.

Unë dhe AAK, do të mbetemi të vendosur e të bindur se fronti qytetar, është më i fortë se sa këta që e kanë kapur shtetin.

Ne së bashku me qytetarët, do të dimë që fuqinë që e kemi dhe që qindra e mijëra prej jush e manifestuat në disa protesta rradhazi, ta orinetojmë në rikthimin e demokracisë në vend. Kjo do të behët, vetëm duke ia kthyer mandatin qytetarit, përmes zgjedhjeve të parakohshme.RH./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.