United Hospital

Haradinaj: Do të varrosen keq politikisht ata që diskutojnë idenë e kufijve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pas lëkundje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më shumë.

“Asnjëherë s’kemi pas lëkundje me Amerikën…Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen. Ne punojmë nëpër të gjitha fushat me ta”, ka thënë Haradinaj.

ARKATANA

I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, ai tha: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, etj, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre. Besoj që e kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare. Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve”.

Haradinaj u pyet po ashtu edhe nëse ka pasur diskutime të ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit, i cili tha se me të ka diskutuar në gjuhën frënge.

“Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.