UBT

Haradinaj: Do të mposhtet çdo përpjekje që kërcënon integritetin territorial të Kosovës

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e sotme, vizitën e Presidentit serb në Kosovë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj është munduar të sigurojë vendin se integriteti territorial është i paprekur.

Ai ka thënë se Kosova është një vend që respekton lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.

UBT

”Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratik. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka siguruar vendin se do të mposhtet çdo përpjekje që rrezikon integritetin territorial të Kosovës.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fondamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, theksoi ai, përcjell Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.