Mobi Casa

Haradinaj: Do të marrim pjesë nesër në seancë, besoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët rreth dialogut

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka folur për seancën e nesërme të thirrur nga opozita, ku do të debatohet rreth dialogut me Serbinë dhe idenë e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve.

Haradinaj ka bërë të ditur se nesër do të marrin pjesë në seancë, dhe se beson që do të gjendet një gjuhë e përbashkët nga pozita e opozita rreth kësaj çështje.

KKVITI

“Në seancën e së nesërmes do të jenë prezent pozitë dhe opozitë. Shpresoj të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Besoj që partitë politike nuk e kanë problem ta mbrojnë territorin, siç kemi ditë të bashkohemi për FSK-në, edhe kjo çështja e dialogut është e rëndësishme të bëhet ashtu. Nesër e kemi një mundësi. Ka raport në pushtet dhe do të vazhdoj dhe në të ardhmen. Disa interesa nacionale do t’i ruajmë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se gara për pushtet do të vazhdojë, por sipas tij, disa çështje me interes të përgjithshëm si dialogu, ose integriteti territorial nuk mund t’i ndajë partitë në qëndrimin e tyre.

Ndryshe, më 31 tetor do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, kërkesë kjo e bërë nga Lidhja Demokratike të Kosovës./Telegrafi/