Fundamenti

Haradinaj: Do ta luftojmë korrupsionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Haradinaj tha se do ta mbajë premtimin që 200 mijë vende pune të hapen për katër vjet. Tha se të gjitha fajet për një qeverisje korruptive, i ka udhëheqësi i saj, kryeministri.

“200 mijë vende pune për katër vjet. Kuota e punësimit në nisje nuk mendoj se është vështirë. Më vështirë është kur fillojnë të mbushen vakumet”, ka thënë Haradinaj.

“Kryeministri të shpëton, kryeministri të merr në qafë”, tha veç tjerash ai.

“Në gjendjen e sotme po flasim pikërisht për atë”, tha Haradinaj kur u pyet nga njëri nga panelistët se a është sot një gjendje totalitare në Kosovë.

“Nëse kryetari i qeverisë nuk e kupton situatën, e merr në qafë vendin. Parlamenti nuk e ka gjithë fajin për gjendjen e sotme. Por mos harroni se në sistemin tonë qeverisës varet nga kryetari i qeverisë. Nuk ka në botë kryeministër të pa korruptuar e vendi i korruptuar. Kryeministri i korruptuar e bën vendin e korruptuar. Unë në rast se do të ketë korrupsion në vendin tim, atëherë edhe unë jam i korruptuar”, tha veç tjerash ai.

Haradinaj: Partitë tjera nuk kanë programe serioze

Uji Dea

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër Ramush Haradinaj, thotë se partitë e tjera rivale nuk kanë programe serioze për qeverisjen e vendit.

Në emisionin “Rubikon” në KTV, Haradinaj tha se PDK e ka një program me një titull dhe me disa elemente të cilat sipas tij nuk qëndrojnë.

Të njëjtën e tha edhe për LDK’në.

“S’kom pa program serioz nga LDK”, tha ai.

Ndërkohë sipas Haradinajt, AAK ka programin i cili në qendër ka zhvillimin e vendit.