Haradinaj: Dita e djeshme ka qenë kiamet për mua
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë në emisionin “Politikë” të Tribuna Channel ka thënë se i ka ardhë shumë zor për atë që ka ndodhur në Parlament por këtë gjendjen e ka sjellë vet qeveria dhe kryeministri Mustafa.”Dita e djeshme ka qenë kijamet për mua se çka ndodhi por këtë e solli kryeministri Mustafa me qeverinë e tij”, tha Haradinaj.
Ai tha se nuk e kam problem të gjuaj asgjë sepse nuk mund të bëj debat të civilizuar kur po merren mijëra hektarë të Kosovës.
“Për këtë vend që kam luftu vet e më janë vrarë vllezërit, nuk mund të bëj debat të civilizuar e normal që ia gjuaj hartat dhe nuk e kam problem të gjuaj me asgjë.”
Stabilitetin e vendit, Haradinaj tha se vetëm një gjë mund ta kthej normalitetin, ajo është tërheqja e nënshkrimit nga këto marrëveshje./Indeksonline/
Haradinaj: Ibrahim Rugova nuk do t’i pranonte marrëveshjet që nënshkroi Mustafa
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinja thotë se u ‘djersit’ nga turpi pas hedhjes së vezëve në Kuvendin e Kosovës, por se nuk kishte mënyrë tjetër për një Kryeministër i cili sipas tij ‘i ka shti veshët në lesh’. Tha se habitet që LDK, po përkrah marrëveshjet e nënshkruara nga Isa Mustafa.
Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit Isa Mustafa, i cili sipas tij po i bën vendit dëme, që nuk mund të rregullohen as nga Qeveritë e ardhshme.
Tha se aktualisht nuk mund të respektojnë institucionet e vendit, pasi ato sipas tij, nuk po e respektojnë shtetin.
“Nuk mujm me i respektu këto institucione të cilat nuk po e respektojnë shtetin”, tha Haradinaj për televizionin ‘Tribuna’.
Haradinja tha se LDK, e cila u themelua nga Ibrahim Rugova, nuk do të duhet të përkrahte liderin aktual të saj. Sipas Haradinjajt, Rugova nuk do t’i nënshkruante marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Unë habitna me Partinë e Ibrahim Rugoves ku ka ardh…unë kurrë në jetë nuk që Ibrahim Rugova të cilin e kom njoftë i kish nënshkru këto marrëveshje”, tha Haradinaj.


