Eko Higjiena

Haradinaj: Dimali s’është në preferencat tona, por nëse VV e ka më të mirin, mundet edhe ky

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ende s’ka marrë qëndrim të prerë nëse do të votojë pro Dimal Bashës për kryeparlamentar, nëse emri i tij propozohet sërish në seancën e sotme.

Haradinaj tha se Basha nuk është në preferencat e AAK-së meqë tha se në krye të Kuvendit duhet të jetë një profil që e gëzon autoritetin e plotëve.

“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun, i kemi përmendë preferencat tona. Dimali s’është në preferencën tonë. Ta shohim. Do të kishim pasë dëshirë të jenë ata që i kemi cek, ka edhe tjerë. Ta shohim edhe për Dimalin. Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë kish me qenë i atij që e gëzon autoritetin dhe respektin e plotëve. Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendoj që edhe VV ka opsione të tjera. Ta shohim”.

HW

Kur u pyet nga gazetarët nëse sot do të votojnë pro Bashës në rast se propozohet, Haradinaj s’pat përgjigje përfundimtare.

“S’e di për besë. S’kemi vendosur, tash kam ardhur më herët pak për ta sqaruar. Kemi mundësi përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë”.

“Ne kemi preferencat tona. Ta shohim tash në proces. Nuk po nxitohemi. Nëse VV e ka më të mirin Dimalin dhe s’ka më të mirë, ky është niveli i tyre atëherë mundet edhe ky”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.