GRANDEMALL

Haradinaj dhe opozita

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Beqë Cufaj – Të ketë qenë dhe të jetë Ramush Haradinaj naiv? Kur pranoi që si triumfues i madh, i porsaliruar nga Tribunali i Hagës, të pritet nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës?! Pikërisht pra nga ajo qeveri dhe ai shef i saj, i cili ditën kur Ramushin e dërguan në Hagë për së dyti, këshilltarëve dhe miqve të tij nga SHBA-ja u dërgonte sms-at me thënien famoze: “Kur ta do- ta do”! Të ketë qenë dhe të jetë Haradinaj aq naiv kur u “hodh” në krahun e Thaçit, për t’i ofruar bashkëqeverisje?

Pikërisht këtij Thaçit dhe kësaj Qeverie për të cilën vetë Haradinaj dhe njerëzit e afërt me të patën kritika aq të ashpra: nga keqqeverisja deri te strukturat mafioze të funksionimit të jetës institucionale në Kosovë. Pyetja pra është e drejtë dhe me vend: çfarë e shtyu dhe shtyn Haradinajn që të ofrojë veten dhe shërbimet e tij për t’i prirë vendit, së pari me ish-armikun politik, dhe së dyti edhe me mungesën e legjitimitetit të votave?! Kësaj pyetjeje vetë Haradinaj ka provuar që në vazhdimësi t’i japë përgjigjen.

Distanca kohore (dhe jo vetëm) nga e cila ka shikuar zhvillimet në vend duket që atij t’ia kenë dhënë shtysën përfundimtare që të reflektojë dhe veprojë me synimin e vetëm: të mos shkojë në kursin e konfrontimit me këtë qeveri dhe qeverisje. Nëse i shohim të gjitha deklarimet, intervistat, analizat që Haradinaj ka bërë dhe bën, del e qartë porosia: s’dua ta rëndoj(më) gjendjen edhe më sepse të gjithë jemi lodhur, molisur, rrëzuar përtokë me këtë sistem qeverisjeje.

Deri këtu jemi në rregull. Por pyetja që sërish shtrohet është: të ketë besuar vetë Haradinaj, që Hashim Thaçi thjesht do t’ia formojë shumicën në Kuvend, dhe t’ia lëshojë karrigen këtij të parit? Them që jo. Njeriu mundet vetëm t’i imagjinojë skenat e takimeve dhe negociatave të tyre. Dhe të negociohet me Thaçin, është sporti më i rëndë në këtë botë. Sepse profili i tij prej politikani e ka dëshmuar me qindra herë se ky kryeministër, një gjë e mendon dhe tjetrën e bën. Edhe më shqip: kur thotë po dije që e ka për jo. Dhe anasjelltas. Atëherë, si është e mundur pra që kur krejt këto Haradinaj i dinte dhe i di, mendonte e pse jo edhe besonte që Thaçi dhe rrethi i tij do t’i hapnin rrugën për t’u bërë kryeministër?

Mendimi im është që Haradinaj krejt këto i ka ditur dhe i di. Pra: që Thaçi nuk do t’ia lëshojë postin kurrën e kurrës dhe me asnjë mënyrë. Por, sprova e Haradinajt ka një dhe të vetmin qëllim: që me frymën dhe politikën e tij të nisë edhe një frymë e re e komunikimit mes liderëve dhe politikës në Kosovë. Dhe kjo edhe me kushtin e humbjes së “momentit” siç disa po i thonë me shpoti pas kthimit nga Haga. Në këtë mes, askush s’e bën pyetjen: po çfarë nëse Haradinaj do të kishte kaluar menjëherë në opozitë me po opozitën e tashme? Përgjigja del e qartë: as LDK-ja e as Vetëvendosja nuk do ta kishin përkrahur atë si lider opozite.

ARKATANA

Dhe këtu vijmë tek momenti, jo i Haradinajt, por i Thaçit. Sepse ky i fundit e di fare mirë që s’ka shumicë, por për këtë e ka në krah Ramushin. Ashtu siç Mustafa dhe deri diku edhe Kurti po ashtu e dinë që pa Ramushin, jo vetëm që s’do të mund ta rrëzojnë këtë qeveri, por në fakt s’do të mund ta kenë as edhe një shans ta heqin qafe këtë qeverisje.

Këtu vijmë pra te kalkulimi politik, që Haradinaj e ka bërë: të jesh mes të gjithëve nuk është edhe aq keq. Por, është edhe e pakëndshme. Sepse duhet lëvizur.

Të futet me Thaçin e di që është gati e pamundshme të mos bjerë në konflikt me shtrirjen e “familjes” së PDK-së në krejt sferat e jetës institucionale. Të bëhet me Isën dhe Albinin e ka po ashtu problem, sepse këta të dy zor që do pranojnë një koalicion parazgjedhor që t’i fitojnë zgjedhjet njëherë e përgjithmonë. Sepse s’e kanë problem që të që ta rrëzojnë qeverinë. Problemi është çka më pas.

Pra, rrugët e tre liderëve janë të ndara, dhe kjo është çështja më problematike, sepse Thaçi nga kjo situatë përfiton. Jo të qeverisë sa të mbijetojë politikisht. Dhe këtu vijmë te elementi qenësor: Mustafa, Haradinaj dhe Kurti duhet ta bëjnë një pakt, i cili nuk do të synonte cenimin e agjendave të tyre politike (Isa do mostkurrje, Albini ndalim negociatash dhe Ramushi rritje të Aleancës) por në të njëjtën kohë do nxirrte në pah formimin e një (kundër)blloku i cili vendin do ta nxjerrë nga kjo krizë kaq e rëndë dhe pothuajse e padurueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.