Uji Dea

Haradinaj dhe Limaj shprehen të gatshëm ta formojnë qeverinë me LDK’në

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

AAK e Ramush Haradinaj të gatshëm të hyjnë në qeveri me LDK-në.

Albin Kurti po vazhdon të jetë kryeministër në detyrë. Ai madje po refuzon të flasë për emrin e mandatarit në këtë periudhë, duke u arsyetuar se po po punojnë në luftimin e pandemisë.

E ish partneri i Kurtit në qëveri, LDK-ja, ka në plan që qeverinë ta bëjë me ish partitë e PAN-it, pos partisë demokratike.

Këtë edhe e ka konfirmuar në Pressing, numri dy i LDK-së.

Ani pse partia ku bën pjesë Veliu, kërkonte me ngulm që të hiqet taksa, në partinë e Haradinajt po shprehën të gatshëm për të bashkëqeverisur me LDK-në.

Mobi Casa

Por pak më i rezervuar po tregohet Fatmir Limaj.

Ai për T7 ka thënë se nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare nga LDK por ajo çka kërkojnë është që gjithçka të jetë e mbështetur në Kushtetutshmërinë e vendit.

Nderkaq në PDK qysh pas përfundimit të zgjedhjeve e kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në opozitë.

Albin Kurti dhe qeveria e tij u rrëzuan përmes mocionit ku 82 deputetë votuan pro.