FIDANISHTJA

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE) sot duhet t’i faturohet kryeministrit Albin Kurti, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, eksperimentet e Kurtit jo vetëm që e kanë dëmtuar imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit.

“Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj u ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian (BE) që të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, “për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t’na e hapin rrugën e integrimit” teksa ka theksuar se “ne rrugë tjetër nuk kemi”.

Sot, Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Eco Higjiena

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.

Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, mos futjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në agjendën e takimit të së shtunës së Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, e ka cilësuar si një ditë të hidhur për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Krasniqi ka thënë se sot, do të duhej të festonim pranimin në Këshillin e Evropës.

Kreu i PDK-së, ka thënë se “kjo Qeveri, ky pushtet, pa përjashtuar asnjë nga përgjegjësit e institucioneve shtetërore, dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer. Mbështetjen e ktheu në injorim. Besimin në zhgënjim. E të ardhmen e sigurt të qytetarëve tanë – e shndërroi në faturë të lartë politike që duhet ta paguajnë po ata”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.