Haradinaj dëshiron të mbahet në mend si lider i ruajtjes së vlerave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme po afrohet me një alternativ të re qeverisëse ndryshe nga PDK-ja dhe LDK-ja. Ai ka thënë se shpreson se do ta marrin besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme për të qeverisur me vendin.
Haradinaj ka thënë se dëshiron të mbahet në mend në politikë si lider i ruajtjes së vlerave.
“Nuk dua të mbahem mend në politikë si dikush që gjuan, por dua të mbahem mend në politikë si dikush që i ruan njerëzit dhe vlerat”, ka thënë për “Epokën e re”, Haradinaj.
Ai ka treguar se e ka përkrahur Hashim Thaçin në dialogun për veriun sepse ka qenë interes nacional i Kosovës. Haradinaj ka thënë se suksesi i këtij procesi nuk do t’i mbetet as Thaçit e as Haradinajt, por Kosovës.
Haradinaj ka thënë se është i pajtimit që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor.