KKVITI

Haradinaj dëshiron që Kosova ta ketë një kushtetutë sikur ajo e Amerikës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një pritje të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për nder të shënimit të 10-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se Kosova si vend i ri është krenare me bazën e vet kushtetuese.

Kryeministri Haradinaj tha se është krenar me bazën e re kushtetuese të kësaj kohe, duke thënë se shqiptarët kanë traditë të normave e të kodeve dhe i takojnë popujve më të hershëm që kanë pasur norma e kode me të cilat e kanë rregulluar jetën e vet, disa prej të cilave kanë bërë bujë në botë në kohën e vet, bën të ditur një njoftim nga Zyra e Kryeministrit.

“Duke qenë kështu, shqiptarët kanë pasur norma e kode ekuivalent me normat e kodet e avancuara të popujve të përparuar nëpër shekuj, nëpër mijëvjeçar. Kjo është e vërteta e jetës sonë. Ata që janë studiues të shkencës, të drejtësisë, të ligjit, kushtetueshmërisë, e dinë këtë”, tha kryeministri Haradinaj.

ARKATANA

Kushtetuta e Kosovës ka fuzionuar standardet më të larta të kushtetutave të sotme, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që në disa vende ende janë tabu, pastaj integrimin dhe respektimin e komuniteteve, ka theksuar ai.

“Unë mendoj se është niveli më i avancuar në botë dhe këtë e them me plotë guxim. E di se bota është e madhe, por nuk e di një vend tjetër në botë që i ka dhënë pozita kaq të garantuara, me kaq privilegje komuniteteve etnike që jetojnë në vend. Duke qenë kështu, vërtet ne sot ne jemi ndër popujt e kontinentit tonë, por edhe të botës që kemi Kushtetutën më të avancuar me plot të drejta që u dedikohen edhe kategorive të margjinalizuara”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke uruar të pranishmit e shumtë për Ditën e Kushtetutës, kryeministri Haradinaj tha se do të kishte dëshirë që edhe Kosova ta kishte një Kushtetutë sikur ajo e Amerikës që ka pak nene, që i dinë gjithë, e që nuk ndërron, por Kosova është bërë shtet së voni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.