Haradinaj: Demarkacionin po e mban peng Hashim Thaçi dhe Murat Meha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk është opozita ajo që po e mban peng liberalizimin e vizave duke kundërshtuar ratifikimin demarkacionit me Malin e Zi. Haradinajt thotë se peng demarkacionin po e mbajnë Presidenti Hashim Thaçi dhe Murat Meha.
Haradinaj thotë se këtë kohë Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa duhet ta shfrytëzojnë që të thërrasin një raund bisedimesh me Malin e Zi me ndërmjetësimin e Brukselit për të përmirësuar vijën kufitare me Malin e Zi.
“Peng e mban Hashim Thaçi e Murat Meha Demarkacionin, nuk e mban opozita peng në asnjë variant. Opozita po kërkon me e bo pikërisht atë që po deklaron Mali i Zi, që jemi të gatshëm me zgjedh ndonjë gabim që ka ndodh. Meqë këta e kanë liberalizimin në pyetje, ta zëmë i kanë dy muaj kohë, kish mujtë nesër Isa Mustafa edhe Hashim Thaçi me thirr Mogherinin edhe me i thanë: A priton bre një raund bisedimesh edhe me Malin e Zi se na ka dalë një telashe. Po pauzojmë nja dy javë me Serbinë, le Vuçiçin dhe Daçiçin andej, po na vyn Gjukanovic ta zgjedhim …. i kemi disa vështirësi në përcaktimin e vijës kufitare, me ratifikim…”, tha Haradinaj në emisionin ‘Click’ në RTV21.