Eko Higjiena

Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi po shndërrohet në problem serioz

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj foli të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se kohët e fundit vija kufitare me Malin e Zi ka depërtuar në brendi të Kosovës.

Haradinaj tha se i vjen keq që zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk ndodhet në seancë pasi sipas tij ai ka përgjegjësi direkte lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se Kosova dhe Mali i Zi i kanë pasur kufijtë e rregulluar, por kohët e fundit ka një vijë kufitare që kanë depërtuar në brendi të territorit të Kosovës.

UBT

“Ata që kanë krijuar këtë gjendje duhet ta riparojnë”, tha Haradinaj, duke shtuar se Mali i Zi ka bjeshkë mjaftueshëm dhe Kosova nuk ka nevojë t’i ofrojë shtesë, raporton Telegrafi.

Ashtu si ka nevojë Kosova për fqinjësi të mirë, ashtu ka nevojë edhe Mali i Zi, tha Haradinaj, duke shtuar nëse Qeveria e Kosovës nuk e kthen kufirin ku ka qenë më parë, atëherë qeveria me vetëdije po e krijon një problem të madh për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.