FITORJA

Haradinaj: Demarkacioni ka vdekur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, siç është tani, ka vdekur për kryetarin e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai, në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit, thotë se marrëveshja nuk mund të rinegociohet, por vetëm se anulimi e korrigjimi janë të mundshme.

Haradinaj, që është në koalicion me Nismën për Kosovën, e përjashton mundësinë që të ribashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje, përkundër që në të kaluarën bashkërisht e kanë kundërshtuar Demarkacionin e Asociacionin.

UBT

Duke folur për aferë e përgjimeve që ishin të përfshirë zyrtarë të Partisë Demokratike në vend, tha se nuk është befasuar me atë çfarë ke dëgjuar, derisa Adem Grabovcin si personazhin kryesor, thotë se e ka pas këtë detyrë nga partia.

Nëse ndonjë zyrtar nga AAK do të përfshihej në afera të tilla, Haradinaj nuk e përjashtoi edhe mundësinë e përjashtimit te tyre nga partia. Ai ka folur për herë parë edhe për mundësinë e angazhimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në AAK, derisa ka konfirmuar se partia e tij është interesuar për të, por aktualisht nuk ka bisedime në këtë drejtim.

“Sigurisht që ardhja e Shpend Ahmetit do të ishte nder për partinë tonë, por për momentin s’jemi te fokusuar në këtë gjë”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.