FIDANISHTJA

Haradinaj demanton Blerim Shalën: S’e autorizova askënd për të biseduar me Thaçin për koalicion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka demantuar Blerim Shalën, duke thënë se askënd s’e kishte autorizuar për të folur për koalicion me PDK’në.“Asnjë autorizim nga unë apo Kryesia e AAK-së nuk ka pasur as z. Blerim Shala, që në atë kohë ishte nënkryetar i AAK-së”, ka thënë Haradinaj, në një reagim në Facebook

Ish-Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, ka thënë se Ramush Haradinaj e kishte autorizuar për të folur me PDK’në në kohën kur kishte dështuar koalicioni me LDK’në, VV e NISMA’n për formimin e Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se ka qenë në dijeni se Blerim Shala kishte pasur kontakte me PDK’në pas prishjes së koalicionit VLAN por pa pëlqimin e tij.

“Si kryetar i AAK-së, përveç që nuk e kam autorizuar askënd, unë nuk kam qenë as në dijeni që takime të karakterit të tillë të kenë ndodhur. Jam në dijeni vetëm për kontakte të z. Shala me PDK-në, pas prishjes së koalicionit VLAN, por në asnjë mënyrë gjatë koalicionit VLAN”, ka shtuar ai.

United Hospital

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës, strukturave dhe anëtarsisë së AAK-së, deklaroj se që nga dita e krijimit të koalicionit LAN, e pastaj VLAN, e deri në takimin e fundit të këtij koalicioni, asnjë zyrtar i Aleancës nuk ka patur asnjë autorizim të komunikojë, negociojë apo të diskutojë çështjen e mundësisë së koalicionit me PDK-në me asnjë zyrtar të PDK-së apo të tjerë”.

Koalicioni LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje e patën mbajtur të bllokuar gjashtë muaj formimin e institucioneve të Kosovës. Madje, ata patën ndarë pozitat shtetërore në kundërshtim me Kushtetutën. Në fund, ky koalicioni pati hequr dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit dhe pastaj ishte prishur marrëveshja pasi LDK’së s’e deshironte Ramush Haradinaj për Kryeministër.

Ndërkohë, Thaçi pati thënë se edhe në kohën e koalicionit VLAN partitë një nga një kishin kërkuar koalicion me PDK’në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.