UBT

Haradinaj deklarohet rreth arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin, thotë se mbetet edhe “Raporti i Bulliqit”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përmes një komunikate, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se “kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon për qytetarët e Republikës së Kosovës se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament”.

Po sipas njoftimit, “Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”.

Eco Higjiena

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte bërë të ditur se është arritur marrëveshja me LDK-në për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për këtë marrëveshje falënderon Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.