Uji Dea

Haradinaj: Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës, e përhershme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori James Inhofe, dhe i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj me këtë rast, shprehu falënderim të posaçëm ndaj senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që ishin sot në Kosovë në shënimin e 11- vjetorit të Pavarësisë.

“Amerika është lidhja më e rëndësishme e Kosovës. Ne jemi përgjithmonë të rreshtuar krah Amerikës dhe jemi aleatët më besnikë të saj“, tha kryeministri Haradainaj duke shprehur po ashtu falënderim për mbëshetjen e SHBA-së në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e veçmas tani në këtë fazë të rëndësishme të përmbylljes së shumë temave të rëndësishme për vendin.

Më tej, kryeministri shtoi se Kosova ndan vlerat dhe prioritetet me Amerikën në një gamë të gjerë aktivitetesh.

FIDANISHTJA

Haradinaj në këtë takim foli edhe për procesin e dialogut, konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe fuqizimin ekonomik.

“Kosova është e përkushtuar për dialog, për fqinjësi të mirë dhe për partneritet të qëndrueshëm me vendet aleate dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Mbi këto vlera është ndërtuar edhe shteti ynë dhe mbi këto vlera do të qëndrojmë gjithmonë“, tha kryeministri Haradinaj duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të ShBA-së.

Ndërkaq, senatori Inhofe u shpreh i nderuar që udhëhoqi delegacionin amerikan, në Kosovë. “Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Senatori Inhofe./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.