KKGJILAN

Haradinaj: Çështja e kufijve është temë e së kaluarës

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për ndërhyrje të mundshme në veri.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, deklaroi se “Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi”.

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kryer punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë.

Mobi Casa

“Tema e territorit, kufijve janë tema të së kaluarës. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Nuk mundet Kosova me qenë e kushtëzuar, në këtë rast në lidhje me tarifën”, tha ai.

Ndërsa lidhur me largimin e të rinjve nga vendi, kryeministri Haradinaj tha se për këtë fajet i ka politika.

“Normal që e kemi fajin, edhe unë e kam fajin. Fajet i ka politika, i kemi të gjithë”, tha ai.

I pyetur se kur do të merret seriozisht sektori privat, kryeministri Haradinaj tha se shumë shpejt do të ndodhë shqyrtimi i pagës minimale që do ta përmirësojë gjendjen e rëndë në këtë sektor./indeksonline/