Eko Higjiena

Haradinaj: Blloku nuk ekziston më

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në Obiliq se Blloku VLAN nuk ekziston më, ndërsa konifromoi se nëse nuk do të marrë postin e kryeministrit AAK do të shkojë në opozitë

“Përfundimisht blloku nuk ekziston më. Që nga e premtja më nuk ekziston shumica që e kishim me bllokun VLAN, ndërsa nëse AAK-ja nuk e udhëheq qeverinë, atëherë do të qëndrojmë në opozitë”, tha Haradinaj në tubimin në Obiliq.

Ndërkohë ai ka përsëritur disa herë se vazhdon ta pretenojë qeverisjen e Kosovës, dhe se do t sjell ndryshime në Kosovë.

Në asnjë moment nuk ka hequr dore nga ajo pozite, duke konfirmuar në fund të takimit se nëse nuk e merr postin e kryeministrit atëhrë do të qëndroje n opozite

“Nuk mund t’i shash ata me te cilët ke hanger bukë mbrëmë”, tha Haradinaj pasi u pyet për LDK-në, me ç’rast aludoi se LDK është fajtore për prishjen e bllokut, por i iku fjalëve të rënda këtë parti…..

Haradinaj ka shprehur vetëdijen e plotë se vendit i është humbur shumë kohë. Ai ka pranuar se ka vendime ende të pazbuluara për publikun, ndërsa ka theksuar se partia e tij për momentin e ka të sigurt vetëm opozitën…

RCCOLA

Kryetari i AAK – së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarë në Obiliq, ka paralajmëruar që brenda 10 ditësh do të krijohen institucionet.

Ai ka shprehur bindjen se do të ç’bllokohet situata, ndërsa ka thënë se vendi është në një gjendje shumë të rëndë.

Nis takimi i Haradinajt me qytetarë në Obiliq

Në obiliq ka nisur takimi i kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj me qytetarë. Në këtë takim, Haradinaj, ka ardhur i shoqëruar nga Besnik Tahiri dhe kryetari I Obiliqit.

Kujtojmë, se takimi po mbahet në shkollën “Ibrahim Rugova”. Ai jo rastësisht ka zgjedhur këtë shkollë për t’i dhënë një përgjigje të shpejtë LDK’së, pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të kësaj partie, e cila po mbahet në këto moment. Në këtë mbledhje do të vendoset përfundimisht nëse LDK’ja do ta kërkojë postin e kryeministrit./zeri/