Hidromorava

Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij, ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, të cilin e ka falënderuar për kontributin amerikan që Kosova të fitojë luftën me Serbinë.

Haradinaj thotë se falë vendosmërisë së presidentit Clinton, u jetësuar ëndrra e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe në demokraci, shkruan Gazeta Express.

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë ka qenë një kthesë historike, që rezultoi edhe me realizimin e ëndrrës për të pasur shqiptarët e Kosovës shtetin e tyre.

HW

“Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj”, ka përfunduar Haradinaj.

Para takimit me Haradinajn, Clinton ka zhvilluar një takim me presidentin Thaçi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.