Uji Dea

Haradinaj: Besojmë se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të jetë hap para për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, do të jetë një hap para për Kosovën.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet rreth çështjes së procesit të dialogut në Uashington me palën serbe.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda AAK-së dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakordua që t’i propozohet Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas statutit të partisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Mobi Casa

Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla.

Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë.

Biseduam po ashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.