Fidanishtja

Haradinaj: BE-ja po mbyll sytë ndaj thirrjeve të Serbisë për luftë e gjenocid

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Bashkimi Evropian po mbyllë sytë karshi veprimeve të Serbisë ndërkaq po kërkon nga Kosova që ta tërheq taksën.

Postimi i plotë:

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë, tash në satelitin e tyre të quajtur Republika Srpska. Fatkeqësisht Serbia refuzon aktivisht integrimin dhe përqafimin e vlerave evropiane.

Fidanishtja

Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Evropian.

Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin.

Përderisa Bashkimi Evropian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid.

Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimt Europian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet europiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Evropës. /Telegrafi/