RCCOLA

Haradinaj: BE-ja po do ta bëjë anëtare Serbinë, neve s’na i heq as vizat

/ 5 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel, ka dërguar ankesa pasi Serbia ka arritur të kalojë pragun për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa edhe Kosova ka ndjekur njëkohësisht të njëjtit hapa porse në këtë aspekt po anashkalohet.

Haradinaj tutje ka shtuar se ka kërkuar që dialogu me Serbinë, të kalojë në pjesën finale, pasi sipas tij ka kohë të gjatë që është proces i ngadalësuara.

”Kam shkuar edhe unë dhe një pjesë e kabinetit kemi humb kohë dy ditë pune. I kam prezantuar pikëpamjet që ka Kosova, për proceset ndaj BE-së por edhe për dialogun”, tha Haradinaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

”Njëkohësisht jam ankuar për faktin se jemi ftuar të dyja vendet në dialog, ne edhe Serbia. Na është thanë shembull se Serbia ka statusin e kandidatit e ne kemi MSA-në, por përpos këtyre marrëdhënieve na u tha se dialogu është instrument shtesë që përshpejton rrugën drejt BE-së”.

”E çka ka ndodhë, përmes këtij instrumenti shtesë, Serbia ka arrit në prag me u ba anëtare e BE-së, ia kanë përmend edhe vitin edhe jo fort larg, e ne skemi lujt vendit si Kosovë”.

”Këto ia kam thënë, s’ka mundësi të na ftoni të dyja palët në tavolinë e na thoni se është instrument shtesë për me u antarësuar në BE, e njërën e bëni anëtare të BE-së, e neve as vizat sna i heq”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Haradinaj tregon se për çka e lavdëruan dhe për çka e kritikuan në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel, ka insistuar tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që pjesë e dialogut në mes Kosovës e Serbisë, të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo sipas tij duhet të ndodhë pasi tash e një kohë të gjatë, dialogu i zhvilluar tash e disa vite, është proces i ngadalësuar dhe po ashtu ka disa raste që sipas Haradinajt, Serbisë po u mundësohen disa çështje të tjera, njofton Klan Kosova.

”Qëndrimi im është me kohë të gjatë kritikues ndaj dialogut që është i ngadalshëm, që është njëfar humbje kohe. Kam insistuar që të kalojmë në finalen e këtij dialogu e njëkohësisht të jetë edhe SHBA në tavolinë”, tha Haradinaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Tutje i pari i Qeverisë Haradinaj, ka folur edhe për atë se çka është diskutuar jasht temës së dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa ka deklarar se nga Brukseli morën lavdata për punën institucionale që po e bëjnë.

Mobi Casa

”Na dhanë lavdata për punën që po e bëjmë, por për ta ishte e tepruar pse unë po shkoj shumë shpejt në kërkesa. Unë iu shpjegova që nuk kemi pse me shku më, në një proces që nuk ka fund”.

”Nëse edhe neve nuk na e japin një hartë të saktë se ku shkojmë ku arrijmë me këto, nuk ka logjikë të vazhdohet”.

”E shoh normale atë se çka kam bërë atje, sepse edhe kemi humbur kohë. Të dyja palët na kanë thir në tavolinë, e në fund njërës i thonë datën se kur anëtarësohet në BE e njërës as që bëhet fjalë për liberalizimin e vizave”.

”Besoj në Kosovën europiane, por smundesh në pakufij me iu thanë se kjo është e drejtë. Pse ne duhet me prit gjatë kohë derisa pesëshja e BE-së të na njoh si shtet”, ka përfunduar Haradinaj. /Klan Kosova/

Haradinaj: Demarkacioni nuk do të kalojë në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar që do të paraqitet marrëveshja dhe raporti i komisionit të ri, mirëpo votat nuk janë për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe gjasat janë të mëdha që të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar.

“Marrëveshja do të rrezohet në parlament. Me këtë i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi. Dëshira ime është që të merremi vesh me Malin e Zi për arbitrazh ndërkombëtar, e përmes kësaj tregojmë që është hapur një proces që do ta përmbyll këtë temë, gjë që do të na mundësojë liberalizimin e vizave” ka thënë Ramush Haradinaj në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Tutje Haradinaj ka folur edhe për vizitën e kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, me ç’rast ka thënë që fokusi i diskutimit në mes tyre ishte dialogu i Kosovës me Serbinë.

“Ka ardhur koha për përgjigje finale për dialogun, për njohje reciproke, të kalojmë në fazën finale e të njihet pavarësia e Kosovës. Diskutimi me Eliot Engel ishte një lloj vazhdimi i një bisede që ka të bëj me të ardhmen e përmbylljes së njohjes nga Serbia”, deklaroi Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.