FIDANISHTJA

Haradinaj: As Thaçi, as Hoti – Grenell do ta udhëheq delegacionin e Kosovës në Uashington

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vlerësojnë se Kosova ka tashmë definim të qartë sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, ndërsa theksoi se tashmë janë të qarta edhe parimet mbi të cilat do të dialogohet me Serbinë.

Haradinaj gjatë konferencës për medie, të cilën e thirri për të folur pikërisht për procesin e dialogut tha se AAK e mbështete delegacionin e Kosovës për takimin në Uashington më 27 qershor duke theksuar se gjatë këtij dialogu duhet t’i respektojë të paktën tri parime.

Kryetari i AAK-së u pyet edhe për udhëheqësin e delegacionit të Kosovës, në këtë takim, pas shumë polemikave nëse do të jetë kryeministri apo presidenti udhëheqës i këtij delegacioni.

Haradinaj shkurt u përgjigj se ky do të jetë ambasadori amerikan, Richard Grenell.

“Më duket do të jetë ambasadori Grenell”, tha Haradinaj.

United Hospital

“Sot ju kam ftuar të flasë për çështjen e dialogut. AAK vlerëson se Kosova ka definim të qartë për këtë proces. Por duhet t’i përmbahemi edhe parimi të integritetit territorial të Kosovës, parimit për karakterin unitar të pushtetit në Kosovë si dhe parimit për respektimin e kushtetutshmërisë. Këto janë tri parime me të cilat ne si Aleancë përkrahim delegacionin e Kosovës në dialog”, shtoi ai.

Ai ka thënë se gatishmëria e qeverisë për themelimin e këshillit të ekspertëve për dialogun si dhe komunikimi me partitë politike për këtë proces dhe formimi i një komisioni të veçantë për monitorimin e procesit të dialogut tha se janë siguri shtesë në këtë proces.

“Ne mbajmë shpresë që të zhbllokohet nyja e këtij procesi dy dekadësh. Aleanca mbështetë delegacionin e Kosovës për takimin në Uashington”, tha Haradinaj para mediave.

Haradinaj tha se presin që të kenë suksesin e parë gjatë këtij dialogu, që është procesi i një njohjeje reciproke nga shteti serb. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.