United Hospital

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në BE, jetësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është vital për stabilitetin, sigurinë dhe progresin e vendit dhe tërë rajonit.

Haradinaj në takimin me delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, tha se Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja për t’u përafruar me agjendën evropiane dhe rruga e saj e vetme është integrimi euro-atlantik.

FIDANISHTJA

Kryeministri i njoftoi përfaqësuesit e Parlamentit Evropian për të arriturat e vendit në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për një fqinjësi të mirë, nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë dhe progresin e arritur në fushën ekonomike të vendit.

“Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është vital për stabilitetin, sigurinë dhe progresin e vendit dhe të tërë rajonit. Delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, e informova për vizionin tim në përafrimin e Kosovës më BE-në, që fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në përmbylljen e fazës finale të dialogut me Serbinë, duke na hapur rrugë që t’i bashkohemi familjes evropiane dhe të anëtarësohemi në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Që rrugëtimi ynë të rezultojë me sukses, mbështetja e Partive Popullore Evropiane për Kosovën është i rëndësisë së veçantë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.