ARKATANA

Haradinaj: Anamorava ka disponim për ta votuar AAK

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë një vizite që i ka bërë kompanisë së ujit “DEA” tha se në Anamoravë kësaj radhe ka hamendje politike dhe ka një disponim të qytetarëve të Gjilanit, Kamenicës e Vitisë për të votuar AAK dhe për të qeverisur me Anamoravën. Haradinaj ka komentuar edhe takimin me Hashim Thaçin.

“Anamorava kësaj radhe është e AAK-së dhe ka një disponim të mirë të qytetarëve të kësaj ane që të votojnë për kandidatët e AAK dhe këshilltarët komunal”. Kështu është shprehur lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë një vizite që të enjten i bëri kompanisë së ujit “DEA”, raporton rajonipress.

Lideri i AAK-së Haradinaj , i cli shoqërohej nga Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Stiven Shuk, për rajonipress tha se është i kënaqur me zhvillimet dhe rrjedhat e fundit politike në Anamoravë. ”Në Anamoravë kësaj radhe ka lëkundje politike dhe jam i sigurt se AAK do ta merr besimin e qytetarëve të Anamoravës për të qeverisur”.

Haradinaj tha se AAK i hynë bindshëm garës në Anamoravë për të treguar një sukses të madh sepse kemi një kandidat që vërtet ka treguar vlera e cilësi. “Rexhep Kadriu për një kohë shumë të shkurtër ka bërë revolucion në Gjilan. Ka vizituar lagje, mëhalla, shtëpi e komunitete të ndryshme dhe u ka ndihmuar me të gjitha mundësit. Këso njerëz i duhen AAK –së sepse ne mbajmë fjalën” u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se AAK në Anamoravë pos që ka kandidat autoritativ ka edhe listat të këshilltarëve me njerëz profesionist e të përkushtuar.”Lista e AAK-së është joshëse dhe e veçantë nga të tjerët” u shpreh ai.

Eco Higjiena

Ndryshe Haradinaj tha se me ardhjen në pushtet të AAK-së në të gjitha nivelet ne do lëmë hapësirë dhe do të kujdesemi për njerëzit e Anamoravës.”Në qeverisjen time ka pasur shumë kuadro nga kjo anë. Kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen sepse Anamorava gjithherë ka pasur njerëz të dëshmuar e të përkushtuar të çështjes kombëtare” tha ai.

Duke komentuar takimin me Hashim Thaçin në restorant “Tifani”, Haradinaj tha se ka qenë një takim normal ku kemi biseduar për procesin e dialogut sepse AAK është pjesë e këtij procesi. Kemi biseduar edhe për çështjen e veriut dhe për procesin zgjedhor.”Në fakt nuk kemi biseduar për ndonjë koalicion parazgjedhor apo diçka tjetër” tha Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj ka përgëzuar Mustafë Shalën pronar i kompanisë “DEA”, për të cilin tha se është një shembull i suksesit prej një prodhuesi serioz. “DEA” vërtet ka bërë shumë për këtë pjesë sepse ka shumë të punësuar dhe është një kompani që gjithmonë ka korrur suksese” tha Haradinaj.

Edhe Rexhep Kadriu kandidat për kryetar komune tha se jo vetëm “DEA”, por edhe bizneset tjera duhet të kenë një tretman më ndryshe nga institucionet tona.”Me ardhjen time bizneset do të kenë tretman krejt ndryshe sepse asnjë shtet nuk mund të ecë tutje pa zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë” tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.