Fundamenti

Haradinaj: Amerikë, ndihmona t’i ndalojmë marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj para një numri të madh protestuesish në Pejë të cilët po kundërshtojnë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi tha se këto dy marrëveshje nuk do të mund të kalojnë asnjëherë dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të lejojnë që Serbia të kthehet në Kosovë.

Haradinaj para një numri të madh protestuesish tha se për lirinë e vendit qytetarët e Kosovës kanë bërë shumë dhe për këtë i falënderohen edhe NATO-s, të prirë nga Amerika.

“Na për liri e kemi marrë ndihmën e NATO-s, të prirë nga Amerika. I jemi mirënjohës tonë jetën. Por i thojmë na të ndihmojë t’i ndalojmë këto marrëveshje të padrejta për Kosovën”, tha Haradinaj, duke kërkuar ndihmë e shtetit amerikan edhe për anëtarësim në NATO e OKB.

Mobi Casa

Ai tha se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për Demarkacionin nuk do të kalojë dhe se nuk do të lejojnë që Serbia të kthehet në Kosovë.

Kreu i AAK-së i bëri thirrje Policisë së Kosovës, gjyqësorit dhe medieve që të mos bëhen vegël e pushtetit. /Telegrafi/