Eko Higjiena

Haradinaj: Amerika asnjëherë nuk ka kërkuar kompromise të dhimbshme për Kosovën

/ 2 minuta lexim

Haradinaj ka thënë se Amerika nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme, thuhet në njoftimin për media.
“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërkuar Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në Faceboo
k.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt në faqen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në Facebook.

Ai është pyetur edhe për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat e saj kundrejt Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se Amerika nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme, thuhet në njoftimin për media.

Uji Dea

“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërkuar kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërkuar Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në Facebook.

“Nuk e ka kërkua mos bërjen e Ushtrisë”, ka shtuar ai. Haradinaj ka shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij të mëhershëm për taksën e vënë mbi produktet serbe.

“Nëse ka interes për njohjen reciproke, jemi për, atëherë vjen edhe kreativiteti dhe e heqim taksën”, ka thënë ai. /Telegrafi/