Eko Higjiena

Haradinaj: Ambasada e Kosovës në SHBA më injoroi sipas direktivave të Kurtit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ish-kryeministri të mërkurën njoftoi se është pritur nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë.Lidhur me këtë takim, deputeti opozitar tha se e ka njoftuar qeverinë dy javë përpara, por shtoi se është injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington me direktiva të kryeministrit Albin Kurti.

Hidromorava

“Unë kam qenë kryetar qeverie dy herë edhe pse shkurt, jam i respektueshëm ndaj obligimeve të mia. Tani si deputet, unë i kam njoftuar me kohë ambasadën e Kosovës në ShBA për agjendën time. Qeveria Kurti e ka ditur për takimin tim me zotin Escobar dy javë përpara”, u shpreh ai.“Pra, unë s’i kam fshehur asnjë detaj të angazhimit tim. Kam kërkuar logjistikë nga ambasada, pra jam injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington, si dhe nga konsullata në Nju York, me siguri me direktiva të Kurtit dhe të Qeverisë. Unë i kam njoftuar me kohë institucionet tona. Kam punuar në interes të Kosovës, pasi kam deklaruar disa herë se miqësia jonë me Amerikën është e dy popujve, jo e politikanëve”, deklaroi Haradinaj në Kanal 10.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.