Uji Dea

Haradinaj: Albin Kurti po e ndjek një skenar të dyshimtë, mund të jetë i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se ai ka dyshimet e veta që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke ndjekur disa skenare të rrezikshme.

Ai ka thënë se nuk e di se cilat janë ato skenare, por sipas tij, ka disa shenja se diçka po ndodh, siç është deklarata e sotshme e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai ka thënë se e gjithë kjo mund të jetë një pretekst për shkaktim të krizës në veri, për ta legjitimuar ndarjen e asaj pjese. “Albini ka hy në do lojëra.

GRANDEMALL

Ai është kah i grah një skenari të vet, por nuk e dimë qysh e çka. Edhe kur e thotë Agim Bahtiri vëllvrasjen, serbët munden me u përgaditë për me mbrojtë veten”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre thirrjeve. “Ky njeri që doli me këtë deklaratë, është qëllim për destabilizimin e veriut. Unë po i tregoj popullit që munden me pas skenare për me na nxitë në destabilizim, por mos bini pre e këtyre budallëve. Këta duan që të legjitimohet ndarja e veriut”, ka thënë Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.