KKVITI

Haradinaj: Albin Kurti është kryeministri më i dobët që e ka pasur Kosova

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova.

Haradinaj ka thënë se arsyeja që votuan në rezolutën për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka qenë vetëm sepse nuk donin të dobësonin pozicionin e Kosovës.

“E pamë edhe vetë. Nuk duam të godasim qeverinë në këtë mënyrë. Në pozitën që është Kosova, nuk na konvenon që të jemi të përcarë dhe duhet të jemi bashkë. Kushdo, jo vetëm kjo qeveri, e ka përkrahjen tonë në përballjet me Serbinë”, tha ai.

ARKATANA

“Qartësia jonë në referendum u ndihmoi të gjithëve. Duhet të përmendim njohjen reciproke pasi ndryshe nuk mund të vazhdojmë”, shtoi.

Haradinaj mohoi cdo formë të bashkëpunimit me qeverinë.

“Nuk duam aspak të bashkëveprojmë. Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova. Nuk kemi interes për bashkëpunim me këtë qeveri”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.