GRANDEMALL

Haradinaj: Albin Kurti do të dalë i dobët në qeverisje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka komentuar disa nga figurat kryesore politike.

Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka bërë disa punë të mira për Kosovën siç ishte shpallja e Pavarësisë dhe disa investime në infrastrukturë e në veçanti ndërtimi i “Rrugës së Kombit”, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se disa nga gabimet e Thaçit janë pranimi i vendosjes së fusnotës së famshme te emri i Kosovës në përfaqësim ndërkombëtarë dhe votimi i Gjykatës Speciale.

Duke folur për figurën e Albin Kurtit, Haradinaj ka thënë se Albini i fushatës me Albinin e vërtet janë dy persona të ndryshëm.

Eco Higjiena

“Albin Kurti do të del në qeverisje i dobët. Qeverisja është luftë me zbatimin”.

I pari i AAK-së ka thënë se me rezultatin e ngushtë që ka marrë Vetëvendosje ajo duhet të gjej modalitetet me LDK-në për bashkëqeverisje.

Haradinaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte një gabim për Kosovën pasi sipas tij ato janë zhvilluar pa probleme dhe janë vlerësuar nga ndërkombëtarët./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.