ARKATANA

Haradinaj: Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kreut të Qeverisë, Albin Kurti, i cili ende ndodhet në Greqi.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, e ka pyetur Kurtin nëse do të kthehet në Kosovë, apo ia ka lënë Qeverinë siç ka thënë Hysenti e Liburnit.

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet”, tha Haradinaj.

Tutje ka reaguar edhe për deklaratën e zëvendësminsitrit Hysen Durmishi lidhur me taksën shtesë prej 5 eurove, për automjetet.

Durmishi tha se “kjo marrëveshje si proces ka filluar në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj”.

E Haradinaj, e ka demantuar duke e quajtur manipulim dhe dezinformatë.

Po ashtu e ka pyetur Durmishin “pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjete”?

Sipas tij, tenderi për taskën e re ka qenë i anuluar.

Uji Dea

“Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, tha më tej.

“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, procesi i vendosjes në fuqi të taksës shtesë për ofrimin e tiketave ngjitëse për automjete, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti bazuar në një vendim të Qeverisë Kurti, ishte anuluar në nëntor të vitit 2019 në kohën e Qeverisë Haradinaj.

Më 4 nëntor 2019, Zyra e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës kishte anuluar raportin e komisionit vlerësues të formuar nga MI-ja që kishte bërë vlerësimin e ofertave të kompanive private për ofrimin e tiketës ngjitëse për automjete.

Insajderi ka siguruar këtë vendim. Aty theksohet se Ministria e Infrastrukturës anulon të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të kompanive private lidhur me tiketën e rregullsisë teknike të mjeteve motorike.

“Anulohet raporti nr.0710612 datë 12.11.2018 i komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me ‘tiketë ngjitëse’ si dhe anulohen të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të MI-së, dy oferta të paraqitura pranë komisionit vlerësues të MI-së nga dy kompani private ishin të papërgjegjshme. /Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.