UBT

Haradinaj: AAK nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket votimit të Vjosa Osmanit për presidente

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.

Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë në takimin që ka pasur me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk iu është kërkuar bashkëpunim për këtë çështje, shkruan Telegrafi.

“Ne kemi mirëprit mundësinë e bisedës me fituesin e zgjedhjeve në këtë rast me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kem marr prej tyre një kërkesë, një marrëveshje politike për me votu ose presidenten ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim. Vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për të votuar kandidaten e LVV-së për presidente. Sa i përket qëndrimit të Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj.

ARKATANA

Duke komentuar vendimin e LDK-së, që do të jenë prezent në sallë në momentin e votimit të Vjosa Osmanit për presidente, Haradinaj tha se kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe LVV-së.

“E pash një njoftim se LDK e ka një vendim të tillë, kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe LVV-së”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.