Mobi Casa

Haradinaj: AAK ka kapacitete për ta ndalë korrupsionin industrial

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të fuqishme. Thotë se AAK, mund ta ndalë korrupsionin industrial. Ramush Haradinaj tha se AAK, ka kapacitete për t’ia sjellë vendit, një qeverisje të re, e cila do ta ndalte korrupsionin industrial dhe do të fokusohej në zhvillim ekonomik.

“Është një situatë shumë emergjente në Kosovë. Duhet t’i ftojmë të gjithë ata që janë për një nisje të re për Kosovën dhe për një zhvillim ekonomik i cili do të mundësoj rritje të pagave dhe ulje të papunësisë”, ka thënë Haradinaj për “Epokën e Re”.

Hidromorava

I pari i AAK-së, tha se shkuarja në zgjedhje pa shkarkimin e Qeverisë do të ishte e dëmshme për të ardhmen e vendit.