FITORJA

Haradinaj: AAK-ja nuk voton mocion për shkarkimin e Kurtit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se sa i përket çështjes së Asociacionit, kjo parti nuk voton për mocion shkarkimi të kryeministrit Albin Kurti. Haradinaj tha se plani franko-gjerman nuk flet për Asociacionin.

“Plani franko-gjerman nuk flet për Asociacionin, është vetëm një pikë ku thotë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, të paktën sa e kam parë unë nuk është e shkruar asnjë germë sa iu përket asociacionit. Është krejt diçka tjetër obligimi është marrë prej Qeverisë në vitin 2013 pastaj 2015. Edhe në atë kohë e kam kundërshtuar dhe vazhdoj ta kundërshtoj. Në rast se ne shkëputemi përfundimisht shkëputemi prej Serbisë nuk duhet t’i frikësohemi ndonjë përgjegjësie shtesë të komunitetit serb në Kosovë”, ka deklaruar ai në TV1.

Sipas tij, Kurti mund të japë dorëheqje, por jo me votën e AAK-së.

Uji Dea

“Në rast se Kosova e ka marrë këtë obligim dhe ne duhet të flasim prej aktit të kryer, se vet kam qenë në protesta dhe kam kundërshtuar, tash jemi në vitin 2023 është situatë krejt e re. Shumë prej aktivistëve dhe njerëzve të afër të VV-së po mendojnë se po e kundërshtojmë Kurtin. Në këtë rast, ne kemi thënë që nuk do të votojmë për mocion sa i përket kësaj teme. Nuk do të votojmë mocion shkarkimi të Kurtit. Ai mund të dorëhiqet, por jo me votën e Aleancës”, tha Haradinaj.

Të enjten në seancën e Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi gjashtë kushte në të cilat u shpreh se do të pranonte formimin e Asociacionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.