Eko Higjiena

Haradinaj: AAK ishte pro protestës, hezituan dy partitë tjera

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, ku është diskutuar për aktualitetin politik në vend, raporton Indeksoline.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë para mediave se në takim u diskutua për kundërshtimin e keqqeverisjes aktuale në vend.

“Sot AAK-ja në obligimet e veta bëri një analizë të kundërshtimit të opozitës dhe vendosi për hapat e ardhshëm të kundërshtimit. Jemi të vendosur të vazhdojmë me kundërshtimin dhe përgjegjësinë e madhe që ta ruajmë Kosovën që kundërshtimi të jetë pa dëme për vendin tonë. Bashkë me opozitën kemi me vazhdu, por kemi dallime me njëra tjetrën. AAK i ka qëndrimet e veta në rast se nuk dakordohemi me opozitën, i kthejmë qëndrimet tona të përbashkëta”, ka thënë Haradinaj.

Fundamenti

Ai ka theksuar se edhepse këto subjekte kanë dallime nga njëra tjera, prapë do të vazhdojnë të jenë bashkë kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria.

“Ne kemi gjuajtur gaz dhe kemi vepruar drejt, se me këtë kemi pamundësuar zbatimin e Komunave me Shumicë serbe. Ajo që nuk e kam bërë unë, është sepse nuk kam pasur qejf të shtrihem në parlament, me më ngreh zhag, sepse nuk është kontribut të shtrihesh në Kuvend dhe të ngrehesh zhag. Hedhja e gazit ka qenë normale”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se AAK-ja ka qenë për me e mbajt protestën, mirëpo kishte hezitim për shumë rrethana.
“Ne kemi qenë për me e mbajt protestën, mirëpo ka pasur hezitim për shumë rrethana. Nuk është anuluar, mirëpo është shtyr për një afat të pacaktuar kohor. Në javën tjetër do të marrim vendim për protestën e radhësh”, ka shtuar Haradinaj. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.