RCCOLA

Haradinaj: AAK e hapur për koalicion me partitë tjera – Kurti është arrogant, do t’a ndëshkojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Qeverinë Kurti arrogante dhe se për këtë do t’i ndëshkojnë qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për media, kreu i AAK-së, ka folur edhe për koalicionin me Nisma Socialdemokrate, teksa shprehet i hapur edhe për koalicion me partitë tjera.

“Ne synojmë jemi të hapur për koalicion. Marrëveshja me Nismën është e koncentruar që të gjithë ata që dëshirojnë me u bashku ketë koalicioni mos mu ndi të ardhur po me u ndi si në shtëpinë e vet, nuk presim askënd ne punojmë angazhohemi por jemi të hapur këto deklarimet e pushtetit janë thjesht e arrogancës së tyre, arroganca e mashtrimit ju ka bërë punë mashtrimi”, u shpreh Haradinaj.

Hidromorava

Hipokrizinë e kësaj Qeverie, Haradinaj e sheh edhe në shpenzueshmërinë e parasë publike dhe “xhipat e zi”. Thotë se gjatë vizitës në përvjetorin e 25-të në Reçak, udhëheqësit e shtetit shkuan me mbi 20 xhipa.

“Unë isha në Reçak para tre ditësh, ju siguroj mbi 20 xhipa të zi kanë qenë këta pushtetit që kanë ardhë. 20 xhipa një pas një për me shku në Reçak nëse e merrni vetëm këtë shembull pastaj e zbërtheni këtë në hipokrizi të mashtrimeve. Vërtet ky vetëbesim i tyre buron nga arroganca, se qytetari i duron i toleron ja u anon mashtrimin po edhe mundet me qenë ndryshe qytetari ashtu si ju ka jep njëherë besimi mundet me ja marr ka pasur edhe në të kaluarën raste kur qytetari i ka ndëshku mund të i ndëshkoj edhe këta”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa mungesën e një termocentrali të ri, fajtor sipas Haradinajt është shefi i ekzekutivit. Fajtor e bën edhe për refuzimin e gazsjellësit amerikan. “Shihni faturat e energjisë nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk e dinë që Kurti është iniciatori dhe shkaktari kryesor që s’kemi një termocentral me qymyr 500 megavat energji të prodhuar në Kosovë do të ishte në kosto të lirë 18 euro ka qenë e paraparë megavati maksimum 60 njëkohësisht nuk ka qytetar i Kosovës që Kurti e ka refuzu gazin amerikan gazsjellësin. Nuk ka qytetarë në Kosovë që kolegët e afërm të Kurtit si rasti i zotëri (Martin) Berisha që ishte ndërmjetës për me ble energji edhe paret që i nxjerrke ai s’po dihet ku kanë përfundu pastaj nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk e dinë që kur u arrestu drejtori i KEK-ut”, u shpreh Haradinaj.