ARKATANA

Haradinaj: AAK do të jetoj aq sa përpjekjet e qytetarëve për shtet demokratik

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk u themelua për qëllime episodike, as për një ditë, por për të jetuar aq sa do të jetojnë edhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për shtet ligjor, demokratik e me zhvillim ekonomik. Kështu tha lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj në shënimin e 15 vjetorin e themelimit të partisë që ai drejton

Derisa, në 15 vjetorin e themelimit të AAK’së, ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e dy partive tjera opozitare, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën.

Haradinaj para të pranishmëve ka falënderuar secilën dhe secilin që ishte dhe është pjesë e aleancës në rrugëtimin e përbashkët në këto 15 vjet.

Por, tha se AAK’ja nuk u formua për një ditë, por për të jetuar aq sa jetojnë përpjekjet e qytetarëve për shtet ligjor e demokratik.

FIDANISHTJA

“Sot prej neve që bëmë 15 vjet jetë së bashku, prej atyre që u bashkuan në këtë rrugëtim tonë, i ftoj qytetarët e Kosovës të na bashkohen. Aleanca është e tyre, do të jetë gjithnjë. Aleanca e ka vërtetuar se nuk është themeluar për qëllime episodike, përkohshme, një ditore, por për të jetuar me Kosovën aq sa jetojnë përpjekjet e qytetarëve për shtet ligjor, demokraci e zhvillim ekonomik”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK’së shtoi se janë tri etapa që i kanë përjetuar deri me tani.

“Tri etapa me nga një fjalë, rrugë e gjatë deri në liri e shpesh paqartësi. Shumë prej neve s’kemi besuar, ose nuk e kemi ditur, ose e kemi parë gati të pamundshme se do të çlirohet Kosova, ndodhi. Në kohën e qeverisjes nga OKB na u ka dukur shumë gjatë, kemi thënë a bëhet ndonjëherë të shkoj OKB’ja a bëhet ndonjë herë Kosova e pavarur, u bëmë shtet. Ve edhe një punë i ka mbetur Kosovës pa ndodhur, qeverisja e mirë. Por po hetohet se kjo është detyrë e aleancës duke e zhvilluar vetveten t’i ndihmoj Kosovës, të hulumtoj për qeverisje të mirë. Në emër të këtij qëllimi iu uroj këtë 15 vjetor”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se qytetarët e Kosovës kanë shumë nevojë edhe për AAK’në, edhe për të tjerët që punojnë për demokraci e zhvillim./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.