FIDANISHTJA

Haradinaj: A e kam fatin e Shkëlzenit, a Adem Jasharit a Adem Demaçit, Kosovën nuk e dorëzoj te Serbia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Serbia është një elefant që nuk ngopet kurrë, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e deritanishme të Kosovës ndaj Serbisë, duke lëshuar pe për vite për të mos korrur asnjë rezultat.

Ai ka thënë se kjo qasje ka ndryshuar me qeverisjen e tij dhe do të ndryshojë edhe më shumë nëse ai është në Qeveri.

Haradinaj ka thënë se përkundër fatit të tij personal, nuk do ta dorëzojë Kosovën kurrë te Serbia.
“A e kam fatin e Shkëlzenit, a të Adem Jasharit a të Adem Demaçit, nuk e dorëzoj Kosovën te Serbia. Kurrë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka provuar me vite që të bëhet i mirë me të gjithë, por e gjitha që ka përfituar janë fotografitë.

“Serbia ka me të mbajtë kështu sa më gjatë, ka me të shnukë dhe s’ka me thënë boll kurrë. E ka provu Hashim Thaçi boll me u bë i mirë, me atë e me këtë, po çka ka bë në fund. Ende i bën do syreta me të. Nuk kemi nevojë me e përsëritë edhe një herë të njëjtin gabim”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se politikanët kosovarë po marrin vetëm lavdata si “djem të mirë” por asgjë më shumë.
“U mytën t’u na thanë “nice guys, nice guys” në fund kurgjë”, ka theksuar ai.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.