RCCOLA

Haradinaj: 2015-ta, vit i ndryshimit dhe vendimeve të mëdha

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk do të mjaftoj vetëm bërja e opozitës nga tri partitë opozitare parlamentare, për të bërë ndryshimin, por kjo kërkon edhe rolin aktiv të qytetarëve, qoftë përmes protestave apo formave tjera.

Haradinajt i vjen keq që ndryshimi nuk ndodhi këtë vit me Bllokun, pasi këtë nuk e mundësuan ata që në fund u dorëzuan dhe gabuan. Në intervistën për KosovaPress lideri i AAK-së flet edhe për vendimet që do t’i marrë Kuvendi dhe rolin e tyre ndaj këtyre vendimeve.

KKGJILAN

Vitin 2014 e quan vit të zgjedhjeve, që e ka sfiduar dhe e ka sprovuar Kosovën, prej zgjedhjeve, pas zgjedhjeve dhe në ndërtimin e institucioneve. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se, ndryshe nga viti që po lëmë, viti 2015 do të jetë vit i ndryshimit dhe vendimeve të mëdha. /Telegrafi/