Fundamenti

Haraçi, kërcënim për ekonominë

/ 1 minutë lexim

Një mesazh i keq për ekonominë e Kosovës. Rasti i fundit, kur në Pejë drejtorit të kompanisë “Solar+Wind Kraftwerksgesellschaft Sh.p.k.”, Selatin Balkan, iu kërkuan 300 mijë euro haraç, përveç që është kërcënim për investitorin, është kërcënim për tërë ekonominë e vendit. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e institucioneve qeveritare dhe njohësit e ekonomisë.

Gëzim Baxhaku, këshilltar për medie në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, tregon se janë në dijeni për projektin e kësaj kompanie për prodhimin e energjisë solare, shkruan Tribuna.

Uji Dea

Por, thotë se MZHE nuk është informuar nga Balkan lidhur me problemet për të cilat ka folur një ditë më parë për “Tribunën” lidhur me paratë që i janë kërkuar.

“MZHE vlerëson se rastet e këtilla, nëse janë të vërteta, ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës, nuk japin porosi të mirë lidhur me krijimin e kushteve për ambient të sigurt për të bërë biznes dhe thithjen e investimeve të huaja, për ç’gjë angazhohet Qeveria e Republikës së Kosovës”, thekson Baxhaku. /Telegrafi/