RCCOLA

Haraçi i Ramës ngre çmimet e derivateve dhe transportit

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë takime të përbashkëta, kur vjen puna te vendimet që kanë efekt te qytetarët dhe bizneset, bashkëpunimi është zero. Kësisoj duket se ka ndodhur edhe në rastin e vendosjes së tarifave për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.

Raportet ekonomike Kosovë-Shqipëri, drejt përkeqësimit

Rrudhani: Si po duket nga sjellja e tij, Edi Rama për shef qeverie e njeh vetëm Hashim Thaçin e në asnjë mënyrë Ramush Haradinajn

“Shumica e barrës së kësaj takse do të bjerë mbi kosovarët, sepse vetëm në fushën e derivateve të naftës, ku jam edhe unë, shumica e bizneseve furnizohen nga Shqipëria dhe kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të derivateve të naftës e më pas edhe në ngritjen e çmimeve të tjera dhe do të krijojë një rritje zinxhirore të çmimeve, andaj taksën si të tillë duhet përgjysmuar urgjentisht “, vlerësoi për gazetën “Kosova Sot”afaristi Ramadan Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

Edhe pse qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë takime të përbashkëta, kur vjen puna te vendimet që kanë efekt te qytetarët dhe bizneset, bashkëpunimi është zero. Kësisoj duket se ka ndodhur edhe në rastin e vendosjes së tarifave për automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit.

Vlera e taksës është kritikuar si tepër e lartë, ndërsa ka pasur reagime edhe nga përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Qeveria e Edi Ramës po i shpërfill tej mase udhëheqësit tanë shtetërorë, kur bëhet fjalë për këmbimet tregtare, ndërsa këshilltarët kosovarë në kabinetin e kryeministrit socialist duket se po punojnë kundër interesave kombëtare. Analistët e cilësojnë se tani është në pushtet një qeveri antikosovare në Tiranë, e ndikuar nga sherret e Edi Ramës , mikut të tij Vuçiqit, Hashim Thaçit, dhe këshilltarëve të tyre, siç janë Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi, këshilltar i Ramës. Edhe përkundër tentativave të shumta të gazetarit për të kontaktuar me të gjithë të apostrofuarit në shkrim, ata nuk janë përgjigjur. Gazeta mbetet e hapur për prononcimet e të gjitha palëve. Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për “Kosova Sot”, tha se kryeministri i Shqipërisë është dashur të konsultohet me autoritetet kosovare lidhur me taksën për Rrugën e Kombit.

Rruga e papërfunduar, taksa e papërballueshme

Beqiri thekson se nuk është e përballueshme një taksë prej 10 euro në të dyja drejtimet, pasi siç dihet 70 për qind e autorrugës përdoret nga kosovarët dhe mund të ketë ndikime negative në turizmin e Shqipërisë dhe të orientohen turistët kah vende të tjera fqinje, sidomos Ulqini, etj. “Një shpërfillje kaq e madhe nga ana e Shqipërisë do të ketë pasoja ekonomike e politike, personalisht mendoj se së pari është dashur të përfundohet ajo rrugë, pastaj të vihet taksë, edhe atë mendoj se në të dy kahet taksa maksimale do të duhet të mos kalonte më shumë se 4 euro për të dy drejtimet”, vlerësoi ai. Analisti Lulzim Beqiri vlerëson se shteti shqiptar duhet t’i trajtojë me dinjitet kosovarët, sepse jemi shtet i ri i dalë nga një luftë shkatërruese e paparë dhe me një ekonomi tejet të dobët. “Kur i shton kësaj edhe ngarkesën prej 10 euro, atëherë kjo llogaritet të jetë si barrierë e të bërit biznes në mes të dy shteteve shqiptare”, potencoi më tutje ai.

“Një shpërfillje kaq e madhe nga ana e Shqipërisë do të ketë pasoja ekonomike e politike”, tha Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot”, se nuk befasohet nga veprimi i qeverisë socialiste në Shqipëri, që dëmton interesat e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. “Nuk është ndonjë çudi që Edi Rama, së bashku me bashkëpunë- torët e tij, bëjnë kësi lloje skandalesh. Pak jam pesimist sa i përket mirëmbajtjes së autostradës, për shkak se vetëm gjatë një 1 viti, Shqipëria do të fitojë ekonomikisht vetëm nga kosovarët mbi 30 milionë euro në vit”, potencoi ai.

UBT

Rama ishte kundër Rrugës së Kombit

Eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, për “Kosova Sot”, tha se parimisht duhet të paguhet taksë për autostradë, sepse kërkon mirëmbajtje, por vlera e taksës është e lartë duke i marrë parasysh kilometrat. “Po ashtu, autostrada e Shqipërisë nuk është e përfunduar dhe ajo nuk ofron komoditetin e një autostrade, por të krijojë një frikë në drejtim të automjetit, pra duhet të ngasësh me vigjilencë, sepse në çdo moment mund të kalojë ndonjë kafshë shtëpiake apo njerëz, po ashtu mbetja në gjysmë e urave si edhe disa pjesë të autostradës janë të papërfunduara, që shtojnë rrezikun në komunikacion”, u shpreh ai. “Veprimi i kryeministrit Rama mendoj që ka qenë që me këtë vlerë kaq të lartë të krijojë buxhet për të përfunduar autostradën si dhe duke u bazuar që frekuentimin e kosovarëve për në Shqipëri ka rritje të vazhdueshme që në njëfarë mënyre të mbushë arkën e shtetit me paratë e kosovarëve”, vijoi më tutje Kadrijaj. “Gjithnjë duke e pranuar si diçka normale taksën e autostradës, por duhet t’i kujtojmë kryeministrit Rama se pikërisht ai ka qenë kundër ndërtimit të kësaj autostrade, nuk ka lënë guri pa lëvizur vetëm për të ndaluar si projekt, saqë është deklaruar që nuk do e shkelë asnjëherë dhe duke e cilësuar si projekt të dështuar. Po ashtu duhet t’i kujtojmë kryeministrit Rama se arka e shtetit mbushet me politika investive dhe afatgjata e jo me paratë e kosovarëve, por duhet të kuptojë një fakt që tani jemi në ekonominë e tregut, që kërkesën e dikton oferta, pra me këtë mentalitet njëherësh do të pësojnë bizneset dhe ekonomia shqiptare”, ka theksuar Kadriaj. Sipas tij, takimet e qeverive kanë qenë formale, pa ndonjë farë dobie të dukshme.

“Qytetarët dhe bizneset kosovare nuk janë trajtuar drejt nga Shqipëria në vazhdimësi, pra në vend që të reflektojë pozitivisht, me këto veprime kërkesa ë qytetarëve kosovarë do të drejtohet në oferta më të favorshme si nga ana ekonomike edhe në komoditet”, tha Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot”

Injorim shtetëror skandaloz

Analisti Florim Rrudhani, në prononcimin për ” Kosova Sot”, tha se sjellja e qeverisë së Edi Ramës në raport me Qeverinë e Kosovës gjithmonë ka qenë shpërfillëse tej mase, sepse sjellja e Ramës ndaj udhëheqësëve tanë shtetërorë, kur bëhet fjalë për këmbimet tregtare ose për vendosjen e taksës së rrugës, ka qenë një sjellje injoruese. “Si po duket nga sjellja e tij, Edi Rama për shef qeverie e njeh vetëm Hashim Thaçin e në asnjë mënyrë z. Ramush Haradinaj”, potencoi ai. “Vendosja e taksës krye në vete dhe injorimi e moskthimi i përgjigjes së ministrive përkatës nga Shqipëria ndaj atyre të Kosovës për vendosjen e taksës tregon se Edi Rama po sillet nga pozita e vëllait të madh, si nënçmues ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës , siç bënte jo moti dhe para 20 vitesh Beogradi zyrtar”, vijoi më tutje Rrudhani. “Pavarësisht që Shqipëria është shtet edhe Kosova duhet të sillet si shteti me shtet, kur bëhet fjalë një nënçmim dhe injorim që po ia bëjnë pala e Shqipërisë”, ka thënë ai.

“Këso vendimesh të njëanshme mund të ndodhin vetëm nga një qeveri antikosovare në Tiranë, e ndikuar nga sherret e Edi Ramës, mikut të tij Vuçiqit, Hashim Thaçit, dhe këshilltarëve të tyre, siç janë Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi, këshilltar i Ramës”, u shpreh analisti Florim Rrudhani për “Kosova Sot”

Bizneset alarmojnë për pasojat

Ndërsa, afaristi Ramadan Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për gazetën”Kosova Sot’, tha se veprimet e njëanshme të qeverisë së Edi Ramës për vendosjen e taksës së autostradës duhet të refuzohen pa asnjë diskutim nga pala kosovare, sepse kanë qenë veprime nënçmuese ndaj Qeverisë sonë. “Shumica e barrës së kësaj takse do të bjerë mbi kosovarët, sepse vetëm në fushën e derivateve të naftës, ku jam edhe unë, shumica e bizneseve furnizohen nga Shqipëria dhe kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të derivateve të naftës e më pas edhe në ngritjen e çmimeve të tjera dhe do të krijojë një rritje zinxhirore të çmimeve andaj taksën si të tillë duhet përgjysmuar urgjentisht “, vlerësoi Maloku. Asociacionet e bizneseve në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e taksës, duke paralajmëruar edhe protesta kundër këtij vendimi.

(Kosova Sot)