Uji Dea

Haraçi e korrupsioni bllokojnë biznesin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Përkeqësimi i ambientit biznesor thellohet në Qeverinë PDK-LDK. Investitorët po demotivohen, Kosova me imazh të zymtë

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, thotë se shumë biznese po u ankohen atyre se u kërkohet korrupsion dhe haraç, e shumë të tjera ankohen në neglizhencën e Policisë, Prokurorisë e Gjykatave në zgjidhjen e problemeve të tyre

Mungesa e sundimit të ligjit po ndikon në dekurajimin e investitorëve, të cilët nuk duan të sjellin kapitalin e tyre në një vend ku kontratat nuk janë të sigurta dhe ka shumë parregullsi të tjera.

Në të gjitha raportet e organizatave të huaja që flasin për Kosovën, qofshin ato nga BE-ja, Parlamenti Evropian, BB-ja dhe FMN-ja, theksohet se njëra nga pikat më të dobë- ta të shtetndërtimit në Kosovë është edhe mosfunksionimi i Gjyqësorit. Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane ditë më parë kanë tërhequr vërejtjen për mungesën e funksionimit të Gjyqësorit dhe përkeqësimin e ambientit të bërjes së biznesit.

RCCOLA

Oda Amerikane kërkon nga Qeveria dhe institucionet e drejtësisë që të ushtrojnë funksionet e tyre kundër korrupsionit, duke siguruar zbatim të drejtë dhe efikas të legjislacionit. Veç saj AMCH-ja ka tërhequr vërejtjen se një gjyqësor efikas, i pavarur dhe i përgjegjshëm do të ishte i rëndësishëm në aspekte të uljes së rrezikut të investimeve dhe përmirësimit të zbatueshmërisë së kontratave dhe rrjedhimisht do të dërgonte një sinjal tejet të rëndë- sishëm tek investitorët e huaj potencialë.

Anarki në tregun vendor

Eksperti i njohur juridik, Blerim Burjani, tha se duhet të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e kjo mund të bëhet vetëm me realizim dhe shërbime gjyqësore efikase dhe profesionale. “Nëse nuk ke sistem efikas juridik dhe gjyqësor, atëherë kemi anarki në tregun vendor dhe do të krijohen monopole, oligopole, e çka jo tjetër “, tha ai.

Sipas Burjanit, në këtë proces element jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe krahas zhvillimit ekonomik është sundimi i ligjit. Ndërkohë, deputeti opozitar, Bali Muharremaj (AAK), thotë se është për keqardhje që sistemi i drejtësisë në Kosovë është një pengesë shumë e madhe për bizneset, veçanërisht ato të ndershmet, dhe që nuk janë të kapura me pushtetarët dhe mafio-bizneset. “Kjo po vazhdon që të ndodhë edhe me këtë garniturë të pushtetarëve PDK-LDK, sepse kur Prokuroria e Gjyqësori qëllimisht po i mbyllin sytë ata edhe po e lejojnë parregullsitë në fushën e konkurrencës, atëherë për fat të keq po e pësojnë dhe po mbyten bizneset e ndershme”, tha ai. Deputeti Muharremaj, thotë se po të kishte një gjyqësor efikas bizneset lehtë dhe shpejt do të zgjidhnin problemet dhe kontestet. “Ky mund të jetë faktor edhe për investimet e huaja që vijnë”, thekson ai./kosova sot/