Eko Higjiena

Haraçi dhe monopolet e pushtetit e shkatërruan tregun e lirë

/ 9 minuta lexim
HW

Kosova, larg kritereve të BE-së në dekadën e parë të shtetësisë .Biznesi dirigjohet nga klani “Pronto” dhe klani “Coca-Cola Zero” .

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova ditë më parë para mediave ka deklaruar se Kosova duhet që t’i përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të kualifikohet për tregun e përbashkët të BE-së. Ajo ka theksuar se kriteret ekonomike evropiane nënkuptojnë një ekonomi funksionale të tregut, që ka kapacitete t’i bëjë ballë konkurrencës brenda tregut të përbashkët të BE-së.

Ndërkaq, si dihet në kuadër të kritereve ekonomike të BE-së, përfshihen: stabiliteti makro-financiar, ambienti mirëpritës biznesor, tregjet funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivelet kualitative në arsim, në infrastrukturë, në inovacion dhe në integrim ekonomik. Shi për këtë, analistët pyesin se për çfarë ekonomie funksionale të tregut mund të flitet në Kosovë, kur çdo sektor fitimprurës është monopol ekskluziv vetëm i mafio-oligarkëve të inkriminuar, që janë të lidhur me pushtetarë të nivelit të lartë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë komunal.

Sipas analistëve, nuk mund të flitet për ambient mirëpritës biznesor i cili në fakt nuk ekziston fare, kur në Kosovë,po nuk e pate pas vetes ndonjërin prej pushtetarëve të nivelit të lartë në të dyja nivelet, nuk ke shans as të investosh, as të licencohesh, as të marrësh leje ndërtimi etj. Analistët thonë se nuk mund të flitet për ambient mirëpritës biznesor, kur po qe se nuk i jep “haraç” nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar, dhe shembulli konkret ishte edhe klani “Pronto”,por edhe klani “Coca- Cola Zero” dhe të tjerë, ndaj nuk ke shans që të lejojnë të punosh,pasi detyrimisht të bllokojnë në çdo mënyrë të kundërligjshme. Me gjithë pyetjet e dërguara dhe kontaktet telefonike dhe përpjekjet e gazetës që të marrim opinionin se çka thotë Zyra e BE-së në Prishtinë lidhur për këtë çështje, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën.

Biznesi mezi mbijeton

Analisti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për ” Kosova Sot” se Republika e Kosovës duhet t’i përmbushë kriteret që të jetë pjesë e tregut evropian me mbi 500 milionë banorë. “Kriteret nënkuptojnë një ekonomi funksionale të tregut, ekonomi e cila mund t’i bëjë ballë një ekonomie të BE-së, pra duhet të rriten kapacitetet e prodhimit, përmirësimi i cilësisë, rritja e stafit, pajisja me certifikata të standardeve ndërkombëtare etj.”, u shpreh ai. “Kosova ka probleme serioze në fushën e ekonomisë, sidomos me tregun që aktualisht ka shumë paqartësi, ende ka monopole edhe në vitin 2018 edhe atë i nxitur nga Qeveria e Kosovës, prapë ka ndërhyrje politike edhe te bizneset, andaj në Kosovë mund të kesh sukses vetëm nëse ke një krah të fortë nga politika, pra kjo është një kundërshti me rregullat e BE-së”, vijoi më tej Beqiri. “Bizneset kosovare, edhe pas 18 vjet nga përfundimi i luftës, po ballafaqohen me probleme serioze në shumë fusha të veprimtarisë së tyre, jemi dëshmitarë se si bizneset kosovare për çdo ditë adresojnë problemet e tyre në organet kompetente, por ende nuk janë zgjidhur shumë nga kërkesat e tyre. Biznesi kosovar po ballafaqohet me mungesën e energjisë elektrike, kamatat tejet të larta, funksionimin e dobët të gjykatave, burimet e financimit, nepotizmi, konkurrenca jolojale, monopoli, informaliteti e një numër tjetër problemesh që ata adresojnë në Oden Ekonomike të Kosovës dhe organet e tjera përgjegjëse”, tha ai. Sipas Beqirit, pas shumë dështimeve në fusha të ndryshme, si në privatizim, mosshitjen e Post- Telekomit të Kosovës (PTK), ekonomia kosovare ka përjetuar një kolaps ekonomik, me gjithë disa përmirësime të vogla që në ekonomi nuk kanë ndonjë peshë të madhe.

Monopolet e ngulfatën tregun

Analisti i ekonomisë, Arbnor Bajraliu tha për “Kosova Sot”, se përmbushja e kritereve të kërkuara nga institucionet e BE-së në radhë të parë është në interes të vendit. “Pa marrë parasysh nëse jemi apo jo pjesë e një tregu të tillë, përmbushja e këtyre kritereve përkthehet në dobi të bizneseve në Kosovë. Megjithatë, mund të argumentohet se një pjesë e përgjegjësisë për mospërmbushjen e këtyre kritereve sa mund t’i atribuohet politikanëve vendorë, po aq mund të thuhet se fajtorë janë edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë, të cilat në një periudhë të gjatë të pasluftës kishin kompetenca për të kontribuar në përmbushjen e këtyre kritereve”, u shpreh ai.

ARKATANA

Sipas Bajraliut, problem tjetër vazhdon të jetë fakti se në Kosovë shumë industri vazhdojnë të jenë të monopolizuara, sikurse shembulli me homologimin e automjeteve, për të cilin edhe ministria e ka pranuar se ekziston monopol në këtë treg. Ndërsa, analisti Ragip Guraziu tha se Kosova është dashur t’i përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara nga BE-ja që më parë, për arsye se ka pasur mundësi në mënyrë që të kualifikohet për tregun e përbashkët të BE-së. “Kriteret ekonomike evropiane nënkuptojnë një ekonomi funksionale të tregut, që ka kapacitete t’i bëjë ballë konkurrencës brenda tregut të përbashkët të BE-së. Kosova ka pasur nevojë dhe ka ende për një kuadër të kritereve ekonomike të BE-së, që përfshihen, si janë: stabiliteti makrofinanciar, ambienti mirëpritës biznesor, tregjet funksionale të fuqisë punë- tore dhe financiare, nivelet kualitative cilësore në arsim, në infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik”, theksoi ai. “Për çfarë ekonomie funksionale të tregut mund të flitet në Kosovë, kur po thuhet se sektor fitimprurës është monopoli ekskluziv vetëm i mafiooligarkëve të inkriminuar,të lidhur me pushtetarë të nivelit të lartë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë komunal, si mund të flitet për ambient mirëpritës biznesor, i cili në fakt nuk ekziston fare. Sepse, në Kosovë po nuk e pate pas vetes ndonjërin prej pushtetarëve të nivelit të lartë, në të dyja nivelet, nuk ke shans as të investosh, as të licencohesh, as të marrësh leje ndërtimi etj.”, vijoi më tej Guraziu.

Politikat fiskale të mbrojnë prodhuesit vendorë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha për “Kosova Sot’, se rruga të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë duhet të jetë rrugë e zhvillimit të hovshëm ekonomik me qëllim që të rikthejë dinjitetin qytetarëve të vendit dhe të gjitha institucionet e shtetit duhen të jenë në funksion të mbrojtjes së zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit dhe vetëm këto veprime munden Republikën e Kosovës ta çojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Vendit tonë, përveç luftës së korrupsionit,krimit të organizuar, luftës së rreptë ndaj krimit ekonomik, sidomos ndaj atyre që kanë krijuar monopole dhe e kanë ngulfatur ekonominë e vendit, i duhet një dinamikë më e lartë në investime dhe zhvillim, e kjo kërkon masa aktive të politikave makroekonomike”, theksoi ai. “Për këtë te ne duhet reforma në sistem fiskal,të krijohen lehtësira për investitorët fillestarë të brendshëm dhe të jashtëm. Ndërmarrjet e reja, e sidomos ndërmarrjet që merren me prodhim duhet të lirohen tërësisht nga pagesa e obligimeve doganore për pajisjet dhe teknologjinë e importuar”,tha ish-deputeti Neziraj.

Ai vlerëson se Republikës së Kosovës i nevojitet zhvillim i industrisë dhe prodhimit për ta ulur shkallën e lartë të papunësisë, duhet zëvendësuar importin duke ngritur eksportin, si dhe për ta ngritur aftësinë për krijimin e vlerës së shtuar të prodhimeve,duke ndërruar strukturën e ekonomisë në drejtim për prodhim të produkteve finale, për dallim prej eksportimit të lëndës së parë.

Mafio-oligarkia, pengesë për zhvillim

Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës Salih Salihu (LVV) tha për gazetën ” Kosova Sot “, se Qeveria e Kosovës patjetër duhet t’i përmbushë kriteret ekonomike, që po i kërkon Bashkimi Evropian, në mënyrë që të kualifikohet për tregun e përbashkët të BE-së. “Këto kritere, sipas Apostolovës, nënkuptojnë një ekonomi funksionale (e që ne nuk e kemi), që ka kapacitet që t’i bëjë ballë konkurrencës së përbashkët të BE-së, pra stabilitet makro-financiar, tregjet e fuqisë punëtore, kualitetit cilësor në arsim, infrastrukturë”, u shpreh ai.

Sipas opozitarit Salihu, nuk mund të flitet për një ekonomi funksionale kur çdo sektor fitimprurës është tërësisht i mafio-oligarkëve, të lidhur me pushtete të nivelit të lartë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në nivelin komunal. “Kjo, ngase po nuk e pate përkrahjen, nga ndonjërit pushtetar i nivelit të lartë, nuk mund të flitet për përparim në asnjërin sektor! Ose p.sh. nuk i përgjigjesh dhënies së ‘haraçit’, nëntokës kriminale, atëherë, nuk mund ta zhvillosh fare biznesin”, vlerësoi ai. Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeverisës, Enver Hoti (Nisma) tha për “Kosova Sot’ se Qeveria “Haradinaj” do të ndërmarrë masa për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-ja dhe mundësinë e bashkëngjitjes së tregut tonë me tregun 500 milionësh të BE-së. Sipas tij, faj kanë edhe burokratët ndërkombë- tarë. Hotit thekson se duhet krijuar një treg të lirë dhe pa monopole dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.