United Hospital

Hapja e kapitujve në Bruksel, Varhelyi: Kosova i përcakton raportet Serbi – BE

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të jetë përcaktues se si do të vazhdojë procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, është shprehur Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, raporton Gazeta Express. Këtë ia kanë bërë të qartë shtetit serb edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Gasper Dovzhan.

Këto deklarata janë dhënë në kuadër të konferencës ndërqeveritare të mbajtur sot, me ç’rast Serbia hapi grupin numër 4 “Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, e cila përbëhet nga katër kapituj negociues (Politika e Transportit, Energjia, Rrjetet Trans-Evropiane dhe Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike).

Siç njoftohet nga Brukseli, transmeton Express, për Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ky takim i dërgon BE-së një sinjal të fortë politik për angazhimin e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Negociatat e anëtarësimit po përparojnë dhe BE-ja po i përgjigjet progresit të vendit. Hapja e negociatave për kapitujt do të thotë se negociatat e rëndësishme për këto fusha tani mund të fillojnë. Kjo do të thotë se puna e palodhur jo vetëm duhet të vazhdojë, por edhe të intensifikohet”, tha Varhelji.

Por, ai ka përsëritur se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të jetë përcaktues se si do të vazhdojë procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Gasper Dovzhan, theksoi se hapja e njëkohshme e katër kapitujve negociues sjell më shumë dinamikë në negociatat për anëtarësim. Po ashtu ka përmendur edhe dialogun me Kosovës, duke u shprehur se kjo pjesë do të përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit.

Ai tha se ishte thelbësore që Serbia të luante një rol konstruktiv në dialogun me Kosovën, i cili do të “përcaktonte ritmin e negociatave të anëtarësimit”.

Megjithatë ka përmendur se ku ka më shumë ngecje, si në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj.

“Megjithatë, ne vërejmë gjithashtu se ku nevojiten përpjekje shtesë, si pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe procedurat e brendshme në gjyqet e krimeve të luftës,” tha Dovzhan.

United Hospital

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq është shprehur se hapja e kapitujve është “motiv i madh”.

“Metodologjia e re është menaxhimi politik i procesit integrues. Në këtë mandat të qeverisë, ne jemi duke menaxhuar këtë proces dhe të gjitha reformat, para së gjithash reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe kjo padyshim që ka dhënë rezultate”, tha kreu i qeverisë serbe.

Ajo shprehu shpresën se Serbia së shpejti do të hapë një grup tjetër.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha në Tëitter me rastin e hapjes së Grupit të Katërt se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë të punojë për sundimin e ligjit, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe dialogun me Prishtinën.

Me hapjen e këtij grupi, Serbia ka hapur vetëm 22 kapituj në negociatat për anëtarësim.

Procesi i negociatave po zhvillohet në kuadër të metodologjisë së re të miratuar nga Komisioni Evropian në fillim të vitit 2020.

Serbia dhe Mali i Zi, që e kishte filluar më parë procesin e negociatave të anëtarësimit, kanë pranuar metodologjinë e re të aprovuar në vitin 2020.

Në kuadër të metodologjisë së re hapen grupe tematike, të cilat përfshijnë disa kapituj. Metodologjia e re ka 6 grupime tematike.

Kjo është hera e parë që Serbia hap zyrtarisht një klaster. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.