ARKATANA

Hapja e dosjeve “djeg” plot fytyra publike

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe pas lirimit nga tutela e UNMIK-ut, tani në prag të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, nuk po arrin të mobilizohet si spektër gjithëpërfshirës i përfaqësimit politik, që me një konsensus të gjerë të hapë debatin për çështjen e spiunëve të UDB-së, për aprovimin e Ligjit të lustracionit dhe lirimin e të gjitha institucioneve të shtetit nga mbeturinat e kaluara të atij regjimi.

Partitë në pushtet nuk kanë interesim të pastrojnë shtetin nga agjentët e Serbisë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe pas lirimit nga tutela e UNMIK-ut, tani në prag të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, nuk po arrin të mobilizohet si spektër gjithëpërfshirës i përfaqësimit politik, që me një konsensus të gjerë të hapë debatin për çështjen e spiunëve të UDB-së, për aprovimin e Ligjit të lustracionit dhe lirimin e të gjitha institucioneve të shtetit nga mbeturinat e kaluara të atij regjimi. Mosgatishmëria e subjekteve politike deri tani më e paarsyetuar pse nuk niset një debat i tillë lë të pa përgjigje pyetjen që mund të shtrohet se deri kur do të vazhdojmë të kemi në institucionet e shtetit, në të gjitha nivelet, njerëz të UDB-së, të cilët mbahen në mend për një të kaluar shumë të dëmshme të veprimin në shërbim të regjimit serbosllav.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, këtë mosgatishmëri të Kuvendit për ta bërë temë debati çështjen e spiunëve të UDB-së dhe hapjen e dosjeve e sheh tek e gjithë klasa politike e Kosovës, që sipas tij nuk është e interesuar që të diskutohet dhe të iniciohet hapja e dosjeve, pikërisht nga fakti që akoma mund të ketë individë të tillë që nuk e kanë një të kaluar të pastër, madje duke marrë parasysh se mund të kenë qenë edhe bashkëpunëtorë të dikurshëm, e që të tillë janë edhe sot, pavarësisht se janë aktivë në politikë dhe në punën e institucioneve.

Serbia shantazhon bashkëpunëtorët në Kosovë

FIDANISHTJA

Salihaj thotë se edhe po u mor kurajë nga politika dhe të hapet një debat i tillë është e pabesueshme që pala serbe do të bindet për t’i dorëzuar shtetit të Kosovës dosjet besnike të njerëzve të UDB-së dhe faktet për të bërat e tyre. “Unë e kam thënë edhe në raste të tjera dhe prapë qëndroj në atë bindjen time, që do të thotë se nuk besoj aspak që edheUDB-ja serbe do pajtohet që t’ia dorë- zojë Kosovës këto dosje, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që do t’i diskreditonte bashkëpunëtorët e saj, por përtej këtij veprimi shteti serb dhe UDB-ja do t’i dëmtonte edhe interesat e saj në Kosovë”, theksoi ai.”Tani është shumë e ditur që Serbia përmes këtyre dosjeve akoma i shantazhon ish-spiunët e saj në Kosovë, i mban aktiv dhe i realizon akoma disa interesa të saj. Sikur të hapej debati në Kuvend dhe të ishte e sigurt edhe mundësia e realizimit të qëllimit për hapjen e dosjeve të UDB-së, do të ishte veprim tepër i mirë për Kosovën, sepse kjo do ta pastronte politikën kosovare nga fundërrinat që kanë qenë, e me siguri janë edhe sot, bashkëpunëtorë të Serbisë dhe që vazhdojnë t’i shesin interesat e mëdha kombëtare të Kosovës për interesin e Serbisë. Por, nuk e di sa është kjo sot e realizueshme, duke marrë parasysh se kjo dosje ndoshta i ka marrë me vete Serbia. Por, edhe nëse si ka marrë, atëherë i kanë marrë komandantët e ndryshëm, për ta fshehur faktin se kanë qenë spiunë të Serbisë. Gjetja e këtij “thesari” do t’i demaskonte shumë fytyra publike, të cilat rrahin gjoks për luftë e për patriotizëm, e në fakt janë vetëm tradhtarë të kombit, të cilët për çdo ditë ia shesin interesat e Kosovës Serbisë”, theksoi më tutje ai.

Disa figura politike, me të kaluar të dyshimtë

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha për “Kosova Sot” se derisa nuk ndërrohet në substancë kjo klasë politike qeverisëse, nuk është aspak e pritshme që të diskutohet në Kuvend as që të merret seriozisht çështja e spiunëve të UDB-së dhe zbardhja e dosjeve të tyre – lustracioni. “Ky proces deri më tani është neglizhuar dhe prolonguar pikërisht nga fakti se shumë nga figurat të cilat janë në politikë, por edhe në pushtet, e kanë të kaluarën e tyre të dyshimtë, prandaj dhe është bllokuar çështja e lustracionit. Tani me këtë nomenklaturë politike është e vështirë që të hapet një debat dhe të bëhet një gjë e tillë, për shkak se që në fillim të pavarësimit të vendit kjo ka mundur të bëhet, por tani gjendja është komplikuar akoma më shumë, prandaj nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, megjithatë Kosova ka shumë nevojë që ta kryejë edhe këtë proces”, theksoi Isufi.

Ish-ministri i mandatit të dytë në Qeverinë e Kosovës së pasluftës, ishdeputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Shatri, thotë se debati për ish-spiunët e UDB-së dhe lustracioni mbeten një proces i bllokuar nga shumica e subjekteve ekzistuese politike, pasi që pothuajse të gjitha këto subjekte në radhët e tyre kanë të integruar individë të tillë dhe tani janë pajtuar që të bashkëjetojnë me ta, qoftë edhe duke u dhënë privilegje të larta në institucionet e shtetit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.