Fundamenti

Hapja e DEKRA Akademie në Gjilan: Investimet gjermane në edukim dhe punësim në Kosovë vazhdojnë!

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjatë një ceremonie zyrtare sot u bë hapja e lokacionit të ri të DEKRA Akademie në Gjilan. Të pranishëm në ketë ceremoni ishin Dimitra Rousvanidou – Menaxhere Globale e DEKRA Akademie, Nazim Gagica – Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, Shaban Terstena – Drejtor në Shkollën e Mesme të Mjeksisë “Asllan Elezi” në Gjilan, Blerta Baftjari – Koordinatore në DEKRA Akademie Gjilan.

“Ne mund t’i ofrojmë horizonte të hapura kësaj popullsie të re, ndër më të rejat në Evropë. Ne kemi mundësi të hapim kufij, kemi mundësi të hapim libra, të hapim njohuri të reja, të hapim institucione, të hapim mendje, të hapim zemrat për të mirëpritur kandidatët tuaj që do të bashkohen me programin tonë. Kjo popullsi e re, do të gjejë rrugën e saj për të arritur gjithçka tjetër siç do të bëjë çdo popullsi tjetër e re në Evropë. Ne do të përpiqemi t’i mbështesim ata, t’u japim atyre të njëjtën mundësi si të rinjtë Gjermanë, Grekë, Italianë, Francezë“ tha zj. Rousvanidou.

Fidanishtja

E themeluar zyrtarisht në vitin 2019, DEKRA Akademie në Kosovë ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që kanë dëshirë të punojnë në Gjermani dhe është e pranishme me qendrat e saj edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

DEKRA Akademie është një nga kompanitë më të mëdha të aftësimit profesional në Gjermani e cila bashkëpunon me më shumë se 120 klinika dhe institucione të kujdesit për të moshuarit në Gjermani. DEKRA Akademie momentalisht ka thirrjen e hapur për kandidatë të interesuar për të filluar rrugëtimin e tyre drejt një karriere si infermier në Gjermani./rajonipress/