Mobi Casa

Hapja e arkivave të UÇK-së, reagon shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot se reagimet e vrullshme dhe me sulme ofenduese ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvëndeskryeninistrit Besnik Bislimi pas takimit për të pagjeturit në Bruksel, e tregojnë në thelb pse çështja e të pagjeturve dhe shumë çështje tjera të luftës dhe pasluftës janë të pazgjidhura.

Kusari-Lila thekson të njëjtit akterë dhe të njëjtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së.

Lexoni të plotë postimin e Kusari-Lilës:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Reagimet e vrullshme dhe me sulme ofenduese ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi pas takimit për të pagjeturit në Bruksel, e tregojnë në thelb pse çështja e të pagjeturve dhe shumë çështje tjera të luftës dhe pasluftës janë të pazgjidhura.

Të njëjtit akterë dhe të njëjtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së.

Fundamenti

Arkivin e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkiv si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend.

A kanë menduar sponzorizuesit e projektligjit se të tjerët e lexojnë projektligjin dhe do të kërkojnë informata shtesë për të? Nëse UÇK-ja nuk ka arkiva, pse është listuar arkiva si vlerë e luftës në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së?

Apo nëse ka arkiv dhe arkiva e UÇK-së ka të bëjë me plane të rezistencës ushtarake, përgatitje me armatim, mobilizim të popullatës për mbrojtje nga agresori policor dhe ushtarak serb, atëherë nuk ka nevojë për fushatë politike sot, por për zbardhje të fatit të pagjeturve. E për zbardhjen e fatit të tyre, nuk ka dyshime askush se krejt çfarë na duhet janë arkivat e shtetit Serb për krimet e tyre në Kosovë. Dhe nëse është arritur marrëveshja dhe ajo marrëveshje zbatohet për të hapur ato, atëherë mund të besojmë se do të ketë përparim në zbardhjen e fatit të pagjeturve përfundimisht pas 22 viteve.

E nëse UÇK-ja nuk kishte arkiv, le të përgjigjen ata që e shënuan atë si vlerë të saj në projektligj, për çka e kishin fjalën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.